Menue
 Fillimi
 MP3 Shqip Falas
 Filma Shqip
 Video Humor Shqip
 Video Klipe
 Degjoni Radio
 Shiko Tv Online
 Barcoleta
 Kuriozitete
 Luaj Online
 Horoskopi
 Chat
 SmS Falas
 Shpallje Falas

 

Faqet Partnere
 Albeu.com
 Thesari.com
 Kosova Google
 Drenicaj.de


 

 

 

 

 

 

 

Kontakt:
 

Lajmet e fundit:24.07.2008

Serbët pengojnë KFOR-in për hapjen e kanalit të ujësjellësit në Suhodoll

Në fshatin Suhodoll, në veri të Mitrovicës, të enjten, me kërkesën e UNMIK-ut, pjesëtarët e KFOR-it kanë vazhduar përfundimin e pjesës së mbetur të punëve të ujësjellësit, mirëpo pas një kohe të shkurtër, punimet janë ndërprerë nga banorët serbë të këtij fshati, të cilët edhe më parë kanë qenë shkaktarë të ndërprerjes së punimeve, pa asnjë arsye të vetme.

Gjykata e Hagës dënoi me 7 mijë € gazetarin Baton Haxhiu

Gjykata e Hagës, ia shqiptoi të enjten dënimin prej 7 mijë eurove gazetarit e publicistit kosovar, Baton Haxhiu, i cili akuzohej për publikimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur të procesit ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj.

Doganierët i kërkojnë leje UNMIK-ut që të kthehen në kufirin verior

Shërbimi Doganor i Kosovës kërkoi të enjten nga UNMIK-u që të vendosë sa më shpejtë për kthimin e doganierëve në kufirin verior të vendit me Serbinë, për të penguar kontrabandën dhe për të ndaluar dëmtimin e mëtejshëm të buxhetit shtetëror.

(Burimi i Lajmeve:Kosovalive.com)

Lajmet e fundit nga Teknologjia:

Disk i fortë rezistues në zjarr e ujë

Nuk e dimë se çfarë të dhënash ju mbani në diskun tuaj të fortë, mirëpo nëse vjen deri te vërshimet apo zjarri, autori i këtij teksti sigurisht nuk do të përkujdeset për të dhënat e tij. E vërtetë, kjo për faktin se e kemi një sistem të avancuar të ruajtjes së dhënave në një server të caktuar, mirëpo ata që nuk e kanë këtë ndoshta do ta kërkojnë këtë pajisje.
Pra, edhe pse dobia e kësaj pajisjeje është diskutabile në përdorimin shtëpiak, njeriu thjesht ndihet më mirë kur e di se të dhënat i ka të sigurta nga ndodhitë e padëshiruara.
SentrySafe është disk i fortë me kapacitet prej 160 GB, respektivisht 250 GB, mund të durojë gjysmë orë temperaturën prej 840 gradë celsius (duke marrë parasysh se letra digjet në 232 gradë, 840 është... shumë gradë), e këtë disk mund ta fusni në ujë 24 orë të plota.

Çmimi prej 250 eurosh nuk është i lartë sepse mund të flini rehat duke e ditur se shtëpia mund t’ju digjet deri në themel, derisa fotografitë tuaja nga pushimet të jenë të sigurta.

2 miliardë kompjuterë personal në përdorim deri më 2014

Pasi që numri i kompjuterëve në përdorim në botë ka kaluar një miliardëshin, një kompani amerikane ka vlerësuar se gjatë gjashtë viteve të ardhshme numri i kompjuterëve personalë në botë do të dyfishohet, duke shkuar në 2 miliardë.
Kompania amerikane Gartner, Inc., me bazë në Stamford, Connecticut, ka publikuar të hënën rezultatet e një ankete të cilat thonë se, numri i kompjuterëve në përdorim në mbarë botën është duke u rritur rreth 12% në vit.

Kompania nuk ka llogaritur numrin e kompjuterëve të shitur çdo vit, por numrin e atyre që ata besojnë se janë aktualisht në përdorim.

 

 

Hap e-mail Falas me 5 Gb inbox @top-koha.com

REKLAMA:

Falja e Namazit:






 

Copyright ©2007 . All right reserved Top-Koha.com.Vizitoret